Çdo fillim muaji është kthyer në makth për pacientët me sëmundje të diabetit. Ata, të cilët e kanë patjetër të marrin insulinë rregullisht, po ballafaqohen me mungesë të insulinës. Lidhja e shoqatave të diabetikëve të Maqedonisë njoftoi se “për fat të keq sërish po hasim mungesë të insulinës.
Nga Ministria e Shëndetësisë zyrtarisht u përgjigjën se për shkak të rishikimit të sasive të “Ryzodeg” sipas sasive të parashikuara në realizimin e tenderit aktual, vetëm sasitë e mbetura shpërndahen me numër, për të gjithë pacientët e tjerë duhet të konsultohen me specialistët e tyre.
“Informojmë publikun se ka mungesë të terapisë Ozempik i Rybelsus, se kemi kërkuar informacion nga Ministria e Shëndetësisë me përgjigjen e së cilës, për momentin nuk e kemi menduar se është reale dhe kemi vazhduar konsultimin me kompanitë. Informacionet tona thonë se ka terapi, për të gjithë pacientët ekzistues deri në nënshkrimin e kontratës së prokurimit dhe sasive të planifikuara shtesë, por fatkeqësisht jo të gjithë dhe të gjithë e marrin atë në mënyrë të vazhdueshme dhe në kohë. Për këtë arsye do të ndajmë një pikëpamje shtesë për gjendjen me këto terapi”, thonë nga Shoqata.
Ata përsërisin se kërkesat e tyre të kahershme për ndryshime në modelin e disponueshmërisë së terapisë dhe ndihmave me një treg të hapur dhe futjen e çmimeve të referencës duhet të merren parasysh.
“Ne duam të rrisim seriozisht cilësinë e jetës së personave me diabet, me masa dhe aktivitete specifike nga shteti. Prandaj apelojmë në seriozitetin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të veprojë në mënyrë transparente dhe të ketë informacion në kohë në periudhën aktuale “ shtoi Shoqata.
Ndërkaq, në Spitalin e Kumanovës, gjatë dy ditëve të para të muajit shkurt janë kthyer dhjetëra pacientë pa marr insulinën “Ryzodeg” dhe shprehen mjaftë të indinjuar pasi thonë se me insulinën tjetër kanë reaksione alergjie. Sipas pacientëve insulina zëvendësuese nuk rregullon si duhet nivelin e glukozës në gjak.
Ndryshe, sipas të dhënave zyrtare mbi 116 mijë pacientë në mbarë vendin janë të diagnostikuar me diabet, prej të cilëve 5,000 pacientë janë të kategorizuar me diabetin e tipit 1, kurse rreth 4,400 janë duke u trajtuar me insulinë të llojeve të ndryshme. Të gjithë pacientët domosdoshmërish trajtohen edhe me ilaçe./koha.mk/