Tërmetet me epiqendër Shqipërinë janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë. Më i fundit ka ndodhur në ora 3.54. Banorët thonë se kanë ndjerë lëkundje të forta që kanë zgjatur disa minuta.
Tërmeti ishte me shkallë 6.3 sipas Rihterit, me thellësi prej 10 kilometrash dhe epiqendër ka pasur qytetin e Durrësit. Ende nuk dihet a ka viktima. Sipas Dritare.net ka shumë gjasa që të ketë dëme materiale.
Një seri tërmetesh kanë kapluar sot Shqipërinë. Mediat kosovare njoftojnë se tërmeti është ndjerë fuqishëm edhe në Kosovë.
![](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2019/11/termetiir.png?resize=904%2C582)