Qytetarët e Serbisë do t’i drejtohen sot kutive të votmit për të zgjedhur presidentin e tyre të ri.
Kutitë e votimit do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në ora 20:00 dhe qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre.
Në listat zgjedhore në këtë shtet janë 6.724.949 votues dhe këta kanë mundësi të votojnë në 8.396 qendra votimi.
Qendra votimi shteti serb i ka hapur edhe jashtë Serbisë për 11.590 votues me shtetësi serbe.
Në Kosovë, Serbia ka hapur 90 qendra votimi dhe të drejtë vote kanë 105.929 votues.