Kontrata e madhe ushtarake Ruso-Serbe, është një lajm mjaft shqetësues, sepse në territorin serb, përveç avionëve gjuajtës të sofistikuar dhe helikopterëve sulmues, po vendoset sistemi i mburojës raketore të Rusisë në territorin e Serbisë.Kështuqë Rusia, po deshmon praninë e saj ushtarake në Serbi dhe në Ballkan. Rusia, krijon një sfidë të re ushtarake dhe strategjike me mburojën raketore në Serbi, e cila kufizohet nga katër shtete të NATO-s dhe nga tri shtete që duan të anëtarësohen në NATO. Është një padrejtesi e madhe vertet joreale, qe Serbia, e cila aspiron për lidership në rajon, po armatoset çmendurisht, në kundërshtim të shteteve anëtare të NATO-s .Serbia me ndihmën e armëve ruse tenton të forcojë pozitën e saj,ne Ballkan,por shtrohet pyetja ? A do të ketë kunderpergjigje nga NATO dhe SHBA, që këtë fuqi ta ndalojojnë.
Duket qartë se Serbia po shndërrohet aleat ushtarak i Rusisë kundër NATO-s. dhe kundër vendeve të rajonit. Armatosja e madhe e Serbisë nga Rusia dhe sidomos vendosja e një mburoje raketore ruse, nuk nënkupton kërcënimin serb vetëm ndaj rajonit, ajo nënkupton ,diçka më tepër , pritet që Rusia të dislokohet në territorin e Serbisë duke ndërhy aktivisht në punët e brendshme të Ballkanit. Siç ndodhi në Lindjen e Mesme me dislokimin të forcave ruse në Siri,Në Bjellorusi,Krime etj.Nga njëra anë,vendosja e mburojës raketore ruse në Serbi, paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë, kundër gjithë shteteve anëtare të NATO-s, që ndodhen në rajon dhe jashtë saj. Nga ana tjetër, Rusia zhvillon një fushatë diplomatike dhe propagandistike kundër vendosjes së mburojës raketore të NATO-s në shtete anëtare të saj si Çekia , Polonia, të cilat nuk janë asnjëra në kufi me Rusinë. Është pak sa ironike, tani që Rusia pritet të dislokojë mburojën e saj raketore në një shtet, që nuk është as anëtar i ndonjë organizate ushtarake apo politike me Rusinë dhe as ka qenë republikë e ish-Bashkimit Sovjetik, dhe që ndodhet në kufi me katër shtete të NATO-s.
Nënkuptohet,po tentohet një e rrezik nga mburoja raketore ruse në Serbi, siç shkruajnë shtypi rus, po kthehet në një bastion ushtarak rus në Ballkan.
Brukseli euroatlantik urgjentisht duhet marr masa kundër vendosjes së një sistemi të mburojës raketore ruse në rajonin e Ballkanit, ku të gjitha shtetet pa përjashtim janë anëtare ose tentojnë të hyjnë në BE. Siç është rasti edhe me Serbinë, është shtet kandidat, që ka hapur bisedimet e pranimit dhe tani shtrohet pyetja? BE ka nevojë për Serbinë apo Serbia për BE, dhe logjikisht ,Serbia nuk duhet të merr vizë për anëtarësim, sepse siç po shihet nga vet veprimet e saj, ajo as që don të dëgjojë për antarsim në BE dhe NATO.
NATO duhet të reagojë ashper ndaj vendosjes së mburojës raketore ruse në Serbi, si një provokim për konflikt, që u bëhet vendeve të rajonit dhe NATO-s.
Shtetet e Ballkanit duhet te shqetësohen përballë këtij kërcënimi të ri ushtarak, në territorin e Serbisë. Kroacia menjëherë e ndërmori një reagim të shpejtë nëpërmjet ministrit të saj të Brendshëm, i cili i dërgoi Beogradit porosinë, se askush nuk guxon të sulmojë Kroacinë, që është anëtare e NATO-s. Përballë këtij realiteti kërcënues, edhe Shqipëria duhet te kerkojë të përfshihet në mburojën amerikane dhe atlantike, kur sheh se Serbia përgatitet dhe është e gatshme të vendosë raketat ruse në Serbi? Shqipëria ,tani që veç është anëtare e NATO –s, duhet ta ketë guxim më të madh.për një politik më konstruktive dhe diplomatike.Pse jo ,edhe Kosva dhe shqiptarët e Maqedonisë duhet të jenë më vigjilent ndaj dukurive që po zhvillohen në Ballkan.
Nga ana tjeter,BE, NATO dhe SHBA duhet marrë masa urgjente adekuate në mbrojtje të sovranitetit dhe të lirisë, të paqes dhe të stabilitetit në rajon,dhe duhet ta konsiderojnë vendosjen e raketave ruse,vërtetë si një kërcënim real dhe shum serioz.