Gazeta serbe “Serpski Telegraf” në numrin e sotëm shkruan për dy vëllezërit shqiptarë nga Prishtina në Shetpinë e Bardhë dhe në Pentagon. Dhe ata janë Ylber dhe Ylli Bajraktari.
Më titullin “Shqiptarët e Trumpit godasin Serbinë” gazeta alarmohet më pushtetin e madh që kanë dy shqiptarët në Shtëpinë e Bardhë dhe Pentagon. Duke punuar për mbrojtjen dhe politikën e jashtme, vëllezërit Bajraktari shoqërojnë udhëheqësit e agjencive të tyre në të gjitha udhëtimet ndërkombëtare.
Do të duket shumë e vështirë të besohet që dy vëllezërit shqiptarë, të zhvendosur në Amerikë nga Prishtina, e shkatërruar nga lufta, do të arrijnë të marrin pozita të larta në Shtepinë e Bardhë dhe Pentagon.
Tani ata janë në qendër të zgjidhjeve të një sërë problemesh botërore dhe bosët e tyre të përditshëm i informojnë ata për zhvillimet në politikën e jashtme. Ata kanë qasje në Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë dhe në të dhënat e inteligjencës – thotë gazeta serbe.
Gazeta serbe transmetoi gjithashtu deklaratën e Karl Vug, dikur këshilltar i Obamës për sigurinë kombëtare.
Përndryshe, Ylli Bajraktari është aktualisht dora e djathtë e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të presidentit Trump, Herbert Raymond Mackmaster, në Shtepinë e Bardhë.
Ylber Bajraktari është drejtor iKëshillit të Sigurisë Kombëtare për Politikat e Mbrojtjes.
Nënpresidenti Mike Pence, gjatë vizitës se tij në Serbi, kishte ardhur më vëllëzerit Bajraktari, dhe gjatë vizitës se presdentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë, zv.presidenti Mike Pence i kishte prezantuar Thaçit dy vëllëzit nga Kosova si dy bisnikët më të mëdhenj të SHBA-ve.