Serbët e Kosovës votuan për zgjedhjet serbe në jug të Serbisë, pas moslejimit të mbajtjes së tyre nga qeveria e Kosovës. Autoritetet ndërkombëtare vunë në dukje, se nuk pati ndonjë vonesë të konsiderueshme apo incidente.
Rreth 900 votues serbë kanë votuat edhe në Maqedoninë e Veriut. Përveç në Shkuo, serbët sivjet kanë votuar edhe në Kumanovë. Sipas rezultateve ebde jozyrtare shumica e tyre kanë votuar për Vuçiqin dhe partinë e tij, raporton Almakos.
Ndryshe, grupe të organizuara qytetarësh serbë nga Kosova udhëtuan të dielën në disa qytete në jug të Serbisë për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë, për shkak se qeveria në Prishtinë nuk lejoi që ato të mbahen edhe në Kosovë. Në pikat kufitare Kosovë-Serbi pati angazhim të shtuar të policisë së Kosovës, për të lehtësuar kalimet kufitare pa pengesa. Sipas policisë, drejt jugut të Serbisë u nisën dhjetëra autobusë me qytetarë serbë të Kosovës dhe po ashtu qindra automjete civile.
Serbët e Kosovës nuk patën mundësinë të votojnë në Kosovë, si në zgjedhjet e kaluara. Beogradi zyrtar nuk pranoi që t’i bëjë kërkesë zyrtare qeverisë së Kosovës për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. E kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se pa këtë kërkesë drejtuar qeverisë së tij, nuk do të lejohet organizimi i zgjedhjeve serbe. Edhe në fillim të këtij viti nuk u lejua mbajtja e referendimit të Serbisë në Kosovë. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Kosova synoi që përmes zgjedhjeve të sigurojë njohjen e pavarësisë së saj nga Serbia.