Nafie Selmani
Për hir të njerëzve, shqiptarëve, qytetarëve, hajdeni ta ndihmojmë VLEN-in.
“Nuk mund ta nxjerrë macën prej përsheshi” , është shprehja që përdoret për dikë që nuk ia del të kryen asnjë punë sado e vogël të jetë ajo.
Fatkeqësisht, pikërisht në këtë pozitë ndodhet sot VLEN-i!
VLEN-i nuk arrin t’i ndihmojë studentët shqiptarë që të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.
VLEN-i nuk mundet ta ndalë Stoilkovicin kur përjashton shqiptarë nga puna.
VLEN-i nuk arrin ta frenojë rënien e përqindjes të punësuarve shqiptarë në institucionet shtetërore.
VLEN-i nuk ka fuqi të shtyjë përpara ndryshimet kushtetuese.
VLEN-i për dy vite pushtet nuk ka arritur të realizojë asgjë nga premtimet.
VLEN-in nuk e pyet askush në Qeveri për asgjë.
Dhe përballë kësaj gjendjeje, çfarë na mbetet neve si qytetarë?
T’ua zgjasim dorën e “shpëtimit”.
T’u kujtojmë çdo ditë dhe çdo natë përgjegjësinë për votat që ua kemi dhënë.
T’i inkurajojmë të forcohen, të bëhen burra e njerëz të vërtetë, të shtrëngojnë dhëmbët…sepse, mesa duket, pushteti për ta nuk është mjet për të mbrojtur qytetarët, por një barrë që nuk mund e dinë ta mbajnë.
Dhe nëse ata edhe këtë nuk arrijnë ta kuptojnë, atëherë problemi nuk është më vetëm te paaftësia e tyre, por te durimi ynë.


