Ministria për shoqëri informatike dhe administratë sot në Shkup organizoi debat për Projek-ligjin për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuele.
Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, fajëson qeverinë se përmes zbatimit të gjobave për raportim joetik të mediave dëshiron të fus cenzurë, veprim i cili është në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë. Selmani shpjegoi se qeveria praktikisht synon të zgjasë duart në përmbajtjet mediatike dhe kështu të luajë rolin e kryeredaktorit dhe redaktorit përgjegjës dhe të ju thotë gazetarëve se çfarë është informim etik dhe joetik.
„Ju jeni në kundërshtim me pikëpamjet tuaja, nga njëra anë ju thoni që mbështetni vetë-rregullimin në media dhe nga ana tjetër u tregoni gayetarëve se si duhet të shkruajnë. Për këtë mediat do t[i dënoni me 5000 euro, ndërsa personin përgjegjës me 1500 euro, me këtë praktikisht fusni cenyurë në media”-tha Selmani.
Ai këmbëngul se nëse nuk fshihen gjobat për standart etik të gazetarisë, Maqedonia rrezikon që të shkelë Konventën Evropiane për liritë dhe të drejtat e njeriut, të cilën Maqedonia është e obliguar ta respektojë duke qënë se është anëtare e Këshillit Evropian.
“Neni 10 i Konventës qartë definon se në çfarë baze mund të kufizohet liria e fjalës. Ju me këtë nen dilni nga ato korniza dhe përcaktoni kufizime të reja”- tha Selmani
Sipas tij, 0.7 përqind e buxhetit për financimin e MRT janë fonde të pamjaftueshme për funksionimin normal të servisit publik.
„Kur ishit në opozitë nuk ju pengonte që të kërkoni 1për qind të buxhetit për Servisin Publik, ndërsa tani parashikoni vetëm 0,7 për qind. Nëse MRTV ka borxh prej 30 milion euro, si planifikoni ju me 15 milion euro në vit t’Ii shlyeni borxhet? Si mendoni të hapni kanal të ri në gjuhën shqipe, ta pajisni MRTV-në, të rrisni pagat e punonjësve dhe të mos flasim për procesin e dixhitalizimit”- tha Selmani.
Ministri Robert Popovski premtoi se neni 61 do të do largohet nëse këtë e kërkon Shoqata e Gazetarëve.
“ Jemi të gatshëm që të fshijmë nenin 61, por mendohuni se çfarë do të thotë ajo”- theksoi Popovski.
Lidhur me financimin e MRT, Popovski tha se mendon që për çdo vit të rritet përqindja e financimit të MRT deri sa të mbërrihet rritja e dëshiruar prej 1%.
Selamani në fund të debatit e falenderoi Popovskin për gatishmërinë e tij për të fshirë gjobat dhe për të biseduar për zgjidhjen kompromisi për financimin e MRT.
/Almakos.com