Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) Naser Selmani, në llogarinë e tij në Facebook shkruan se kërcënimet e fundit nuk janë të parat që kanë arritur në adresë të tij.
Selmani shkruan se kjo nuk është hera e parë që kërcënohet dhe provokohet nga njerëz të afërt me BDI-në, por që nuk ka dashur t’i publikojë.
Ai e vlerëson reagimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ndërsa nuk ka të njëjtin qëndrim për prokuroren Spasevska.
Përndryshe, kryetari i SHGM-së është kërcënuar nga vëllau i anëtarit të BDI-së, Bekir Asani, për shkak të qëndrimit të tij që kishte për incidentin që Asani para disa ditëve pati me një zyrtare policore.