Gazetari Naser Selmani ka reaguar ndaj kumtesës me të cilën BDI u distancua nga incidenti me armë zjarri në Tetovë.
Selmani në reagimin e tij në Facebook e quan BDI parti psikopatësh të cilëve nuk jua ndjen se a bëhen copash shqiptarët, por me rëndësi e kanë vet të mos përmenden për të keq/ Almakos.
“Si e lexoni këtë kumtesë të BDI-së për incidentin në Tetovë me pasoja tragjike?
Copa u bëfshin shqiptarët, neve palla nuk na e ndinë! Mjafton të mos përmendet BDI për të keq!
Çfarë psikopatësh janë këto?! Edhe të mos ketë pasur kurrëfarë lidhje ky incident me BDI, e udhës do të ishte njëherë të shprehin keqardhje për incidentin dhe ngushëllime familjes së viktimës!
Në fund mund të sqaronin se incidenti nuk ka kurrëfarë lidhje me to!
Kjo është fytyra e vërtet e BDI!”- shkruan Selmani.