Gazetaria profesionale fillon nga vet përgjegjësia e gazetarit për atë që shkruan dhe më pas nga elementët e tjerë, u tha sot ( e premte) në konferencën për shttyp të mbajtur në ambientet e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), ku i ftuar ishte edhe diplomati Peter Vanhojte. Në konferencën ku temë diksutimi ishin reformat në media ish ndërjmetsësuesi belg tha se përveç reformave në media ka disa pika shumë të rëndësishme që duhen shikuar, e ndër të parën përmendi kërcënimet ndaj gazetarëve, shembull mori edhe rastin e gazetarit Bozhinovski.
“Duhet të largojmë denimet apo kërcënimet ndaj gazetarëve. Janë të papranueshme. Momentalisht kemi 52 raste ku gazetarët jane sulmuar, apo të afërmit e tyre, djegie veturash, prishje e pajisjeve. Në të gjitha këto raste është e paqartë se çfarë masasdh mori policia për të hetuar rastet, apo prokuroria. Kryeministri është dakorduar që të kërkojë ngë Ministri I Brendshëm të gjitha detajet për këto raste dhe më pas do të shohim se cfarë do të bëhet më tej në proceset gjyqësore”- tha diplomati belg Peter Vanhojte.
Më tej Vanhojte tha se duke pasur parasysh gjendjen momentale të buxhetit të Maqedonisë, sfidat bëhen edhe më të vështira, andaj duhet pasur kujdes dhe transparencë dhe duhet respektuar në mënyrë strikte çdo financim i cilësdo media, sepse dinari, siç tha, njëherë harxhohet. Diplomati belg foli gjithashtu është për Agjencioni Radiodifuziv, duke thënë se ka kërkuar nga Qeveria që për këtë të ndajë 1% të buxhetit, sepse kjo do të ndikojë që ky agjencion të funskionojë siç duhet.
Javën e ardhshme qeveria do të kletë në debat publik propozimin për reformat në media, lidhur me këtë kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, tha se nuk është me rëndësi vetëm që qeveria e re reformat në mediat i ka ndër prioritetet e saj, por më me rëndësi është që ato reforma i bazon në propozimin e bërë nga Peter Vanhojte, propozim i cili ishte mbështetur nga Shoqata e Gazetarëve, nga vet Sindikata, MIM, Këshilli për Etikë dhe Instituti për Komunikim.
“Ne, këtë proces, përderisa qeveria do ta vendosë javën e ardhshme në debat dhe për sa kohë që I përmbahet këtij propozimi, do ta mbështesim pa dyshim. do të marrim pjesë dhe do ta japim edhe propozimet tona gjatë debatit publik, pra do ta mbështesim për sa kohë që i përmbahen asaj që ka propozuar z. Van houte” tha Naser Selmani, kryetar I SHGM.
Peter Vanhojte dhe Naser Selmani, ndani të njejtin mendim se edhte pasi të miratohet ligji ka shumë punë, pasi që i njejti duhet të respektohet dhe për këtë japin kontribut të gjithë.
Evi Shkopi
Almakos.com