Analisti Naser Selmani thekson dy momente kryesore, që sipas tij përcaktuan rezultatin e zgjedhjeve. Momenti i parë, sipas tij, është shovenizmi i Nikolla Gruevskit, kurse momenti i dytë vasaliteti i Ali Ahmetit. Qytetarët dënuan edhe shovenizmin e Gruevskit edhe vasalitetin e Ahmetit, shkruan Selmani në kolumnën e tij javore në Gazetën Lajm, duke zbërthyer shkaqet për rënien e madhe të numrit të votuesve të këtyre dy partive.
“Fitues real të këtyre zgjedhjeve janë opozita maqedone dhe Lëvizja Besa, edhepse realisht kanë fituar më pakë vota sesa partitë në pushtet. LSDM falë votës së shqiptarëve thuajse ka barazuar rezultatin me VMRO, ndërsa Besa si parti e re është ngritur si forcë e dytë politike e shqiptarëve të Maqedonisë”, thekson Selmani.
Kolumnën e tij të plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të Gazetës Lajm.