Visar Ganiu, kandidati i BDI-së për Komunën e Çairit, arriti që gjatë gjithë fushatës të ofrojë propozime dhe projekte konkrete, një ofertë moderne që nuk i pamë te kandidatët tjerë.Kështu në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat-M e ka cilësuar fushatën parazgjedhore të kandidatit të BDI-së në Çair, ish-kryetari i Demokracisë së Re, Imer Selmani, transmeton Express.
“Sinqerisht më ka bërë përshtypje fushata e Visarit. Ka bërë fushatën më të mirë nga të gjithë kandidatët, një fushatë tipike, moderne të ofertës. Edhe pse s’jam qytetar i Çairit, shumë projekte më kanë hyrë në mendje, shumë premtime konkrete që i ka dhënë dhe shpresoj se nëse fiton – do t’i realizojë ato premtime. Nuk më pëlqejnë kandidatë të cilët dalin dhe bëjnë fushatë akuzash, fushatë të zezë, dhe pa premtime. Për arsye se zgjedhjet lokale duhet të jenë tipike, me ofertë infrastrukture, të përmirësimit të jetës lokale, të rrethit dhe ambientit lokal… Visari këtë e arriti”, është shprehur Selmani, sipas të cilit, Ganiu është opsioni më i mirë për t’u votuar.
Selmani ka thënë gjithashtu se Çairi do të jetë një sfidë shumë e madhe, për të dyja partitë, por vendimtare në votimin e së dielës do të jenë votat e maqedonasve dhe turqve, e të bashkësisë të tjera etnike, votat e të cilëve nuk i zotëron asnjë parti shqiptare