Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në seancën e Kuvendit i ka reaguar ofertës së Anton Qunit. Selimi ka thënë se partia e tij e vlerëson vullnetin e Qunit porse atij, LDK-ja dhe Veliu ia ka dhënë përgjigjen, raporton “Zëri.info”.
“E çmojmë vullnetin e Qunit, gjatë pauzës ne si grup parlamentar ishim duke menduar, kur Zoti Quni mori përgjigje nga vetë Agim Veliu i cili theksoi se Anton Quni nuk ka autorizim të bëjë oferta të tilla dhe se nuk ka kthim mbrapa, mocioni duhet të votohet. Unë mendoj se e kemi veç një shancë për zgjidhje ajo është të votojnë kundër mocionit”, ka thënë Selimi.