Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sonte në tubimin zgjedhor në Kumanovë ka akuzuar kundërshtarët e tij politik se frikësojnë dhe shantazhojnë shqiptarët gjatë fushatës parazgjedhore.
“Vijnë në mes natë dhe mundohen të të blejnë, të frikësojnë dhe shantazhojnë dhe të nesërmen flasin që dita e zgjedhjeve duhet të jetë festë, dhe zgjedhjet duhet të jenë civilizim. Po është e vërtet, dita e zgjedhjeve duhet të jetë festë, ama edhe fushata parazgjedhore do të duhet nga ana e juaj të mos përçudnohet deri në nivelin që e keni degraduar këtë sjellje. Aspak nuk ju ka hije të shkoni dhe të frikësoni dhe të shantazhoni shqiptarët”, deklaroi Sela.