Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, ka falënderuar votuesit për mbështetjen e dhënë ndaj Frontit Evropian në rrethinë e parë të zgjedhjes presidenciale.
Sela tha se u pa në zgjedhje se ku është dhe me kë është votuesi i Aleancës për Shqiptarët.
“Na goditën, na tradhëtuan, na punuan pas shpine, tentuan të na përçajnë dhe demotivojnë, të na zhdukin nga skena politike. Kur u ndanë, fërkonin duart dhe prisnin që ne të luajmë me naivitet dhe të realizojmë deri në fund planet e tyre. Ne zgjodhëm të dëgjojmë zërin tuaj dhe të realizojmë planet tuaja. Në çdo nëndegë u takuam bashkë, ju kujtohet çdo bisedë para se të merrnim çdo vendim. Për ne, kjo ishte me rëndësi. Ata vetë thanë se vula më e mirë janë qytetarët dhe anëtarët e vërtetë të Aleancës për Shqiptarët, pastaj shpiknin lajme të rrejshme dhe mbanin kuvende e kongrese të improvizuara. Në Kuvend, Kongres ua dëshmuam se anëtarët e Aleancës për Shqiptarët janë këtu, në shtëpinë e tyre, nga Manastiri deri në Likovë, mbetën ALEANCË. Pastaj, thanë që do ta shohim në zgjedhje se ku qenkan votuesit e Aleancës për Shqiptarët. E saktë, mbrëmë e pamë të gjithë. Sot, dua të falenderoj secilin prej jush që në mënyrë madhështore, dëshmuat se ju jeni këtu. Disa që kanë lajthitur e ndjehen me zemër Aleancë i ftoj të rikthehen sepse ne nuk kemi asgjë me ata, madje na ka marë malli për secilin anëtar të devotshëm dhe vërtetë dua ti takoj secilin prej tyre. Ju pres me secilin prej jush!
E ata që nuk e deshtën Aleancën për Shqiptarët, deshtën ta ribrendojnë, modifikojnë, ta kontrabandojnë e në fund ta zhdukin, i ftoj të heqin dorë, të distancohen nga ky emër i çmuar për ne dhe sinqerisht të deklarohen ashtu siç ndjehen dhe të ndërtojnë ka”, ka thënë Sela.
Data 12.04.2026
Aktuale
- (VIDEO) 43,000 qytetarë të RMV-së u larguan jashtë vendit për Pashkët
- Nga e martja deri të enjten, mot me vranësira dhe reshje shiu
- Bisedimet Iran-SHBA në Pakistan përfundojnë pa marrëveshje
- Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
- Siljanovska-Davkova uron Pashkët: Të bashkohemi rreth vlerave të dashurisë dhe respektit të ndërsjelltë
- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Artur Çangut, Eduard Afmataj: E qëllova me çifte dhe…
- Zbulohet baza që prodhonte drogë sintetike për adoleshentët, lënda narkotike në formën karamele shitej pranë shkollave
- Nikolloski: 4 oferta për autobusët elektrikë


