Me rastin e 70 vjetorit të lindjes së Arbën Xhaferit, lideri I Aleancës Ziadin Sela është shprehur se subjekti që drejton ai po ndjek rrugën e tij, njofton agjencia e lajmeve INA.
“E nisëm me rrugën e Arbënit, e vazhdojmë gjithashtu me idenë dhe filozofinë politike të liderit historik të shqiptarëve në Maqedoni, Arbën Xhaferi”, është shprehur Sela.
Së fundi ai ka realizuar takime me qytetarët në të gjitha vendbanimet shqiptare, ku ka porositur mobilizim gjithë popullor për avansimin e statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëv në Maqedoni.