Ai në një deklaratë për Alsat ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë që të kandidojë sërish në pranverë për kryetarë komune
Strugë, 28 dhjetor – Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela theksoi dje se ka vendosur që ta lëshoje vendin e kryetarit të komunës së Strugës, pasi që nga qytetarët ka marr besimin që të bëhet deputet.
Ai në një deklaratë për Alsat ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë që të kandidojë sërish në pranverë për kryetarë komune.
“Askush nuk duhet që të jetë në funksione publike ashtu si kryetari i komunës më shumë se dy mandate, dhe kjo për mua është mandati i parë. A do të jam kandidat…Ne kemi një parti politike e cila do të vendos për këtë. Nëse vlerësojmë se duhet që përsëri të jam kryetar komune, kjo gjë do të bëhet”, deklaroi Sela.