Iftari i organizuar nga komuna e Karposhit dhe kryetari i saj Stevce Jakimovski sonte ka bërë bashkë shumë personalitete.
Në iftarin e organizuar nga Jakimovski të ftuar kanë qenë shumë personalitete ndërsa kanë rënë në sy prania e nënkryetarit të BDI-së Nevzat Bejta, kryetarit të LR PDSH Ziadin Sela, sekretarit gjeneral dhe ministrit të shëndetësisë Arben Taravari si dhe ish lideri i DR-së Imer Selmani.
Ndërkohë që të pranishëm kanë qenë edhe shumë personalitete tjera publike e politike.
Kreu i komunës Karposh, Jakimovski është kryetar i partisë “Grom”, satelite e VMRO-së, si dhe ështëi njohur për qëndrimet e tij publike kundër të drejtave të shqiptarëve. Ai njihet si një ndër militantët më të flaktë të regjimit famëkeq të Gruevskit, ndërsa muslimanët e mbajnë mend edhe për ndalesën për ndërtuar xhami dhe minare në këtë komunë, si dhe për ndalimin për thirrjen e ezanit./Almakos