Edhe përkundër vërejtjeve serioze dhe të drejtpërdrejta për krim dhe korrupsion, si dhe mungesë të drejtësisë në vend, nga organizatat ndërkombëtare, skandalet në prokurori dhe gjyqësor sa vijnë e shtohen.
Sot para syve të gjithë opinionit, prokuroria e ashtuquajtur për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, në vend se ta ndiqte vendosi të bëjë pakt me krimin. Këtë e miratoi më pas edhe gjykata penale dhe kështu kriminelëve të dyshuar si Orce Kamçev me kompaninë, u mundësua që ta blejnë lirinë me 5.3 milionë euro. Para të cilat duhej të konfiskohen u përdorën për ta blerë drejtësinë, ndërsa për të u hedhur pluhur syve qytetarëve, Kamçevit iu shqiptua një vit burg, ku do t’i llogaritet paraburgimi, që nënkupton se ai mbetet i lirë për këtë rast.
Regjimi hibrid LSDM-BDI nuk lufton krimin, por po lufton qytetarët dhe të gjithë faktorin ndërkombëtar të cilët për çdo ditë alarmojnë për gjendjen kritike në sistemin e drejtësisë.