Kryetari I Aleancës për Shqiptarët , Ziadin Sela, pas takimit me kryeministrin Edi Rama , tha se me të njëjtin pati një takim miqësor ku u diskutuan zgjedhjet në vend dhe gjendja në rajon.
I pyetur nëse janë marrë hapa konkret sa I përket koalicionit me Lëvizjen BESA për në rrethin e dytë të zgjedhjeve, Sela tha se më 15 tetor sovrani e dha fjalën dhe mesazhin e tij, dhe se në bazë të këtij mesazhi do të merren hapat e ardhshëm. Sa u përket 17 votave të LSDM-së në Strugë, Sela tha se , ato vota janë të LSDM-së dhe jo të Merkos dhe se çështja e cila duhet shtruar është se vallë si ndodhi që Brenda më pak se dy orësh të arrihej përmbysja e rezultatit.
“Duhet shtruar pyetja se a jemi vërtet për reformat ë mirëfillta, apo do të vazhdojë avazi I deritanishëm. Unë planifikoj seriozisht që të ngre padi penale ndaj një personi të panjohur për manipulim zgjedhor, sepse vetëm në këtë formë do të mund të përmbushim një nga objektivat që ia kemi vënë vetës për të pasur shtet të së drejtës dhe zgjedhje të drejta që respektojnë verdiktin e popullit.
Lidhur me faktin se a është I gatshëm për një debat publik me Ramiz Merkon, pasi që ky I fundit është shprehur I gatshëm për një debat të tillë, Sela tha se nuk ju ikën debateve, pasi një gjë të tillë e bëjnë ata të cilët s’ kanë argument.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com