Shkup, 27 shtator – LR-PDSH dikur, tani “Aleanca për Shqiptarët”, është ajo që prishi koalicionin LR-PDSH-RDK dhe Uniteti.
Kështu akuzojnë nga koalicioni “Aleanca për shqiptarët” (RDK-UNITETI), ndërsa thonë se akuzat e mëhershme të Selës se RDK dhe UNITETI ishin fajtorë, tani u kuptuan drejtë nga qytetarët dhe elektorati shqiptarë. Zyrtarë të lartë të RDK-së thonë se, pikërisht Sela dhe i ndikuar nga sekretari i përgjithshëm i partisë, Arben Taravari, shkelën marrëveshjen e koalicionit dhe me këtë, shkelën edhe mbi Platformën Shqiptare njëjtë sikurse shkeli edhe Lëvizja BESA sapo u kthyen nga Tirana pak ditë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit vitin e kaluar.
“Tani u kuptua se akuzat ndaj nesh dhe UNITETIT ishin të padrejta. LR-PDSH me të padrejtë mori emrin ‘Aleanca për Shqiptarët’, gjë që u konstatua edhe nga Gjykata Administrative. Tanimë u kuptua se është LR-PDSH ajo që braktisi koalicionin ‘Aleanca për Shqiptarët’ e që në brendësi kishte RDK-në dhe UNITETI-n”, thonë në RDK, ndërsa shtojnë se frika më e madhe e Selës është në Strugë dhe Gostivar, ku dy krerët më të lartë të LR-PDSH-së po shohin se janë larg fitores. Madje, në RDK akuzojnë se Sela, Komunën e Strugës pas ngjarjeve të 27 prillit e shihte si “vend-ngritje” të karrierës, megjithëse gaboi kur njëanshëm, në një mbledhje të Kryesisë qendrore të LR-PDSH-së, solli vendim për “vjedhje” të emrit “Aleanca për Shqiptarët”.
“Tani, pasojat duhet ti bart ai dhe Taravari, të cilët pas ngjarjeve të 27 prillit, filluan të mendojnë se janë fitues absolut tek elektorati shqiptarë”, thotë zyrtari i RDK-së, duke akuzuar madje për lojëra të ndryshme që në kohënm kur në bisedime edhe bashkangjitja e Lëvizjes BESA, e që për dështim të marrëveshjes, Sela fajin e hodhi tek kryetari i RDK-së, Vesel Memedi./Almakos