Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, në një deklaratë për Makfaks tha se i ndjek hetimet e Prokurorisë Themelore dhe se pret se cili do të jetë rezultati i tyre.
Sela shtoi se pas përfundimit të hetimeve, ai do të fillojë të dorëzojë padi private, por nuk zbuloi konkretisht se kë do të padisë.
Përndryshe, pesë persona të akuzuar për sulmin ndaj Selës me kërkesë të prokurorit publik janë arrestuar.
Ndërsa deputetët Krsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski të cilët në inçizime shihen se hapin dyert e Kuvendit, akoma nuk janë ftuar në Prokurori.