Lideri i LR PDSH-së, Ziadin Sela tha se në takimin me diplomatin gjerman Kristijan Helbah kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me situatën politike në Maqedoni.
“I bëjmë apel njerëzve të rinë të qetë, mos të shqetësohen, asgjë e madhe nuk është duke ndodhur në Maqedoni, nuk po preket integriteti territorial i shtetit, është duke u prekur vetëm integriteti, nëse ka, i parave të korruptuara i kriminelë dhe oligarkëve të cilët u instaluan këto dhjetë vite të fundit në Maqedoni”, ka thënë Sela pas takimit, raporton SHENJA.
Ai tha se partitë politike shqiptare janë të vendosura dhe se nuk heqin dorë nga Platforma e përbashkët. Sipas tij, presidenti Ivanov me mosdhënien e mandatit vetëm se thellon edhe më tepër krizën politike.
sela deklerate by tvshenjaofficial

