Ziadin Sela momentalisht po jep deklaratën e tij para trupit gjykues në Gjykatën themelore Shkupi 1.
Ai përshkruan momentet e dhunës që për pak sa nuk I mori jetën.
“ Gjithë kohën hidhnin gjëra ndaj meje. Një moment u godita me shtizën e flamurit, kurse direct ndaj meje hodhën edhe një monitor. Një moment kur hyri turma në sallë, kishte kërcënime direkte ndaj meje si: “ Ja ku është Sela”, “ Ku do të ikësh?”, “ Do të të vrasim”.”- dëshmoi Ziadin Sela.
Sela thotë se nuk mban mend se dikush ka dashur t’I ofrojë ndihmë, duke hedhur këshut poshtë deklaratat e disa prej të akuzuarve të cilët kanë thënë se kanë dashur ta ndihmojnë.
“Nuk mbaj mend të më ketë ndihmuar dikush nga turma. Nëse do të më kishin ndihmuar , nga atje do të më përcillnin mer lule dhe duartrokitje.”- tha Sela.
Sela nga të akuzuarit mban mend vetëm Aleksandar Janevskin.
A.M