Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se është e vështirë të gjinden fjalët në momente tragjike sikurse ajo që ka ndodhur në Tetovë.
Ai shprehu ngushëllimet për familjarët që kaun humbur jetën në tragjedinë.
“Të gjithë ne jemi në ditë zi, por edhe në moment reflektimi. Të mendohemi mirë a do t’ja veshim këto fatkeqësi fatit apo faktorit njeri. Të gjitha këto do të ketë ditë të cilët ne si ASH ju sigurojmë se nuk do të kalojnë kaq lehtë. Fatkeqësisht ne jetojmë në një sistem ku përmbysen autobusë dhe numërohen një autobus viktima e sot e kësaj dite nuk ka epilog”, tha Sela, raporton SHENJA.
Ai tha se duhet heshtur në respekt të viktimave dhe të mendohet.
“Ata që kanë pak një fije morali, që e dallon nga kafsha janë qeveritarët, i lejojmë le të mendohen dhe të reflektojnë le të sillen si njerëz, nëse nuk reflektojnë ne së bashku duhet t’i nxjerrim prej aty”, shtoi më tej Sela.