Nuk kam se si e mohoj këtë parim, duhet të respektohet parimi fituesi me fituesin. Meqë duhet të vlej ky parim , nuk e di a duhet të vlej në momentin që ky mandatar të jetë precident me ligj, aq më tepër kur ke mandatar si Gruevski. shprehet Sela në Click.
Une e kuptoj z.Ahmeti që nuk e le në pozitë shumë të rehatëshme z.Zaev, nuk kam besuar asnjëher që maqedonasit janë aq zemërgjëre por besojë në vendosmërinë tonë politike, përcjell Almakos.
Zaev mund të premton por partitë shqiptare janë garanca.
Lideri i LR-PDSH Ziadin Sela, tha se është koha që shqiptarët të mos lejojnë më që të drejtat e tyre në Maqedoni, t’u jepen dhe përgatiten nga kuzhinat maqedonase dhe aq sa dëshiron pala tjetër.
“Z. Gruevski derisa nuk del e nuk u kërkon falje shqiptarëve për të gjitha të zezat që u bëri, s’ka pse më thirr në telefon për koalicion qeveritarë”, deklaroi Sela.
“Gruevski duhet të del të kërkoj falje publike shqiptarëve dhe të thotë se gjuha shqipe do të jetë e barabartë me gjuhën maqedone”.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/931943070269231/
Sela foli edhe për kushtet që dëshiron të plotësojë paraprakisht edhe LSDM që të shkojnë në koalicon.
“Zaev dhe LSDM mund të premtojnë shumë, por do të shohim. Ne ishim në debatë në Zvicër dhe atë që thashë unë, ai pastaj doli i tha pot ë njejtat gjëra dhe tha se do të shkojmë edhe përtej Marrëveshjes së Ohrit, por këtë e bëri për populizëm për të marrë votat shqiptare. Por, kjo nuk është garancë nga Zaev, jo sepse akoma s’kemi një prononcim të tij, besim i vetëm për shqipatërt është politikani shqiptarë”.