Aleanca për Shqiptarët vazhdon takimet me aktivistët e simpatizantët e tyre, sonte kanë takuar qytetarët e Haraçinës.
Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në fjalimin e tijë potencoi se Aleanca për Shqiptarët mbetet shtëpia ku çdo shqiptar gjen strehë, mobilizohet përballë sfidave dhe me dinjitet fitojmë çdo betejë.
Në Haraçinën e rezistencës e të besës shqiptare. Kuvenduam me haraçinasit, ata që nuk pranojnë kurrë nënshtrim, degradim e aq më pak dorëzim. Aleanca për Shqiptarët mbetet shtëpia ku çdo shqiptar gjen strehë, mobilizohet përballë sfidave dhe me dinjitet fitojmë çdo betejë.
Haraçinasit vazhdojnë fuqishëm në mbështetje të Ziadin Selës dhe kauzës tonë kombëtare.