Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, nga tubimi qendror i Frontit Evropian, deklaroi se populli është tubuar sonte me një porosi të qartë se ata vendosin për fatin e tyre.
“Ju jeni populli që vendosni me votën tuaj dhe ushtroni sovranitetin tuaj. Ju jeni këtu për t’i dhënë porosi Mickosit e gjithë kukullave të tij, se nuk vendosin ata, jeni ju popull që vendosni me votën tuaj, për ardhmërinë tuaj, dhe ashtu siç vendosët më 25 prill, po njësojë më 8 maj akoma më fuqishëm do vendosni ‘PO Evropën dhe Jo Rusinë”, tha Sela, raporton SHENJA.
Zijadin Sela tha se në këtë ditë 5 maji, ditën e dëshmorëve duhet përkujtuar ata që sakrifikuan jetën e tyre për një ardhmëri më të mirë për popullin e tyre.
“Por ne nuk lejojmë aspak që as Siljanovska e Davkova që të përbuzin mundin dhe sakrificën që ata e kanë dhënë”, tha Sela.
Zijadin Sela tha se më 8 maj do t’i tregohet Hristijan Mickoski se për shqiptarët flet populli.
“Zgjedhjet dhe demokracia ka të bëjë me fjalë dhënë premtim dhe zotim përpara jush dhe premtimi mbajtur. Të gjithë ata pa përjashtim janë pa fjalë, janë pa burra dhe nuk i qëndrojnë fjalës, për ata fjala nga sot deri nesër nuk vlen fjala”, tha Sela për opozitën shqiptare. /SHENJA/
Data 10.09.2026
Aktuale
- Gjithsej 31 zjarre, tre aktive, katër nën kontroll
- Shqiptarja nga Struga synon Parlamentin suedez – Arijeta Reçi garon në tri fronte!
- LSDM: Qeveria planifikon borxh të ri prej 1.3 miliardë eurosh, akuzon se po përgatiten zgjedhje të parakohshme
- “Mbi 100 ditë protesta”/ Media Zvicerane: Shqiptarët kërkojnë arrestimin e Ramës! Demonstratat kanë tërhequr vëmendje në mbarë botën
- Haradinaj: Besoj se katër çlirimtarët do kthehen në Kosovë
- Emigracioni zbraz tregun e punës, Shqipëria kërkon kujdestarë të moshuarish nga Filipinet
- Dron pranë avionit të Zelenskyt, kryeministri norvegjez zbulon incidentin
- Të paktën 5 të vdekur dhe 87 të zhdukur pas zjarrit në një traget në Filipine



