Kryetari i ASH-së, Zijadin Sela në konventën promovuese të AKI-së deklaroi me fitoren më 19 tetor, do të dërgojnë mesazhin e qartë: Që ne nuk lejojmë nëpërkëmbjen e asaj që është e shenjtë.
“E të shenjta janë malet tona, zoti Ahmeti…të shenjta janë fushat e lagjet tona. Në ato qytete e komuna të cilat këto kandidat do t’i prijën fitores më 19 tetor. Të shenjta janë shtëpitë tona, oborret tona, por më të shenjtë se gjithçka tjetër janë vogëlushit tanë. Ata që kanë lindur por edhe ata që do të lindin, ata që do të lindin edhe pas atyre…deri sa të ekzistojnë jeta në këtë tokë. Prandaj pra, e shenjtë është vota jonë, i shenjtë është legjitimiteti i shqiptarëve sepse ka të bëj me malet fushat pragun me ardhmërinë e fëmijëve tanë”, deklaroi Sela, raporton SHENJA.
Sela tha se duhet të jepet qartë mesazhi që nuk lejojnë që të shkelet legjitimiteti dhe të rikthehet dinjiteti.
“Më 19 tetor, është në dorën tuaj që t’i japim fund nëpërkëmbjes, poshtërimit, t’i themi ndal, tendencave të VMRO-së dhe Hristijan Mickoskit për të na zhbërë si popull, si organizim politik, dhe për të na shndërruar si qytetarë apolitik”, deklaroi Sela.
Zijadin Sela tha të drejtat e shqiptarëve është arrit me gjak dhe sakrificë dhe nuk janë dhuruar nga askush.
“E kur gjërat nuk dhurohen por fitohen nuk t’i zhbën kush dhe nuk t’i merr dot. Të drejtat tona nuk janë të falura por janë të marruara me shumë mund e sakrificë. Të bashkuar më 19 tetor, ta japim mesazhin të fitores të shqitparëve dhe të ardhmrisë të shqiptarëve”, deklaroi Sela. /SHENJA/
Data 28.09.2025
Aktuale
- Tragjedia e papritur në dasmë: Dhëndri humb jetën në mes të festës
- VMRO i reagon Ali Ahmetit: BDI dhe ju jeni zogj, assesi shqiponja!
- Salih Murat: Lëvizja për të Drejtat dhe Demokracinë e Turqve me përfaqësim në parlament dhe në zgjedhjet lokale
- “Ndodh sa herë bie shi”- Vora dhe Bërxulli pa energji elektrike prej disa orësh, banorët të indinjuar
- Ahmeti me mesazh për Mickoskin: Me zagarë dilet në gjueti për lepuj, jo për shqiponja!
- Taravari: Do fitojmë 3 me 1, më pas faturën ja dërgojmë Mickoskit, t’i tregojmë se cili është vullneti i shqiptarëve
- Zejd Rexhepi: Këto zgjedhje janë referendum për përmbysjen e kësaj qeverisje antishqiptare
- Sela: Më 19 tetor, është në dorën tuaj që t’i japim fund poshtërimit, t’i themi ndal tendencave Mickoskit për të na zhbërë!