Lideri i Aleancës së Shqiptarëve, Zijadin Sela sot deklaroi se ata kanë dorëzyar propozim deri te kryeministri Zoran Zaev për ministër të ri të shëndetësisë, shkruan Gazeta Lajm.
“Ne veçmë kemi dorëzuar propozim për ministër deri te kryeministri Zaev. Unë pres që ai emër së shpejti të gjendet në rend dite para deputetëve në Kuvend”, deklaroi Sela, pa treguar emrin e kandidatit të ri të Aleancës.