“Ti në komunikim me mua JO. Unë pjesë e qeverisë JO. Unë në krah të atyre që duan të na zhbëjnë të drejtat si popull JO,” shkruan Sela, duke i vënë kufijtë qartë çdo pretendimi të Mexhitit.
Ai shton se matjet e arritjeve politike i bën mbi bazën e kontributit për barazinë e shqiptarëve dhe jo për interesa pushtetore.
Sela paralajmëron se puna në parlament do të vazhdojë si gjithmonë ballë për ballë me pushtetin, për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë.


