Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në TVM ka folur për raportet e tij me Ali Ahmetin dhe liderët tjerë brenda Frontit, ku ka shtuar se nuk i pengon takimi i Ahmetit me Taravarin pasi ai nuk është brenda Frontit për të ruajtur pozicione por se këtë e ka sqaruar që në fillim dhe raportet “hë për hë” janë korekte, shkruan Top24
“Kemi kontakte të rregullta sa her lindë nevoja për të diskutuar për diçka politike. Hë për hë, raportet janë korekte solide, nuk kemi pas edhe me partnerët tjerë të koalicioni ndonjë problem dhe vlerësoj se hë për hë raportet janë të mira”
I pyetur nëse i pengon takimi i Ahmetit me Taravarin dhe nëse kjo do të ndikoj në pozicionet e tij brenda Frontit, Sela tha:
“Nuk kam hy në Frontin Europian për të ruajtur pozicione dhe se për këtë ekam sqaruar që në fillim kur jemi bërë pjesë e Frontit për Europian”.