Dështon emisioni debativ i Fatmir Aliut Click Plus Tv21 në Strugë.
Ftesës nuk iu përgjigjën as Ziadin Sela e as Ramiz Merko duke e lënë vetëm kandidatin e L.Besa.
Nga ekipi i Ziadin Selës bënë të ditur se Sela ka probleme shëndetësore dhe nuk ka qenë në mundësi të jetë pjesë e debatit.
Nga Bdi dhe Ramiz Merko bëjnë të ditur se ata do të bojkotojnë Fatmir Aliun pasi që aludojnë se ky është një aktivist i L.Besa dhe tv 21 çdo ditë e më teper nga gazetarë të ndryshëm po shndrrohet në megafon të L.Besa. Thuhet se Bdi-ja nuk do ti përgjigjen ftesave të Tv Shenjës dhe TV21 pasi që arsyetohen se këto dy televizione po i nxjerrin nga konteksti fjalimet e tyre dhe po favorizojnë L.Besa.
Gjithashtu ata dërgojnë foto të gazetarit Furkan Saliu dhe tregojnë se ai bënë propagande publike për kandidatët e L.Besa që nuk i takon etikës gazetareske./