Lideri i partisë opozitare shqiptare në Maqedoni, Ziadin Sela në një intervistë për median ndërkombëtare “EUObserver”, ka folur për zhvillimet politike në Maqedoni. Duke folur për procesin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, ai ka apeluar deri te partitë politike që të bashkohen dhe të hapin rrugën për formimin e një qeverie teknike, transmeton Portalb.mk. “Unë bëj apel të gjithë liderëve të partive politike që të ulemi së bashku dhe të arrijmë një marrëveshje në mënyrë që kushtetuta e re të adresojë këto probleme në një frymë vërtet evropiane. Kjo do të hapte rrugën për krijimin e një qeverie teknike që ka legjitimitetin si dhe kredibilitetin për ndryshimin e kushtetutës, para shkuarjes në zgjedhje të parakohshme”, tha Sela.
Duke folur për procesin integrues të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, lideri i ASH-së, Ziadin Sela ka theksuar se thelbi i saj është diversiteti kulturor dhe gjuhësor, si dhe qeverisja e mirë pa politikanë të përfshirë në raste kriminale. “Brukseli duhet t’ua bëjë të qartë të gjithëve në vend se diversiteti kulturor dhe gjuhësor është në thelbin e projektit evropian, njëjtë siç janë qeverisja e mirë dhe llogaridhënia. Kjo do të thotë se procesi i integrimit evropian të Maqedonisë nuk duhet të udhëhiqet nga politikanët e hetuar për korrupsion dhe as të mbështetet në deputetë terroristë në shkëmbim të amnistisë se tyre”, tha Sela. Ai gjithashtu ka vlerësuar se Hungaria duhet që menjëherë t’a ekstradojë ish kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
Data 14.09.2025
Aktuale
- Faton Ahmeti nga Teqeja: 19 Tetori do t’i japë fund poshtërimit, fillon rruga e re e zhvillimit
- Bajram Rexhepi: Tetova së shpejti do të fillojë të frymojë e lirë e me dinjitet
- Behar Emini nga VLEN do të kandidojë për kryetar të Butelit
- KSHZ: Përfundoi afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetarë komunash dhe kandidatëve për këshill komunal
- Pësoi infarkt në Voskopojë dhe u transportua me urgjencë në Tiranë, Spitali Amerikan: Ambasadori i Ukrainës iu nënshtrua ndërhyrjes kardiologjike! Operacioni shkoi me sukses
- Fidan merr pjesë në takimin e diplomatëve të lartë arabo-islamikë në Katar
- VLEN: Deponitë janë trashëgimi nga koha e BDI-së
- Mbyllet afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar dhe këshilltar komunal