Kryetari i ASH-së Ziadin Sela i ftuar në emisionin Interaktiv KTV, vlerësoi se BE dhe NATO janë po aq të rëndësishme sa kërkesat shqiptare siç është përfshirja e shqiptarëve në Preambulë dhe gjuhës shqipe si kategori kushtetuese, sepse BE dhe NATO janë aleanca popujsh dhe gjuhësh.
“Ne po bëjmë përpjekje që të unifikojmë spektrin politik shqiptarë që bashkërisht t’i parashtrojmë këto kërkesa dhe t’i jetësojmë ato”, deklaroi Ziadin Sela në KTV.