Kryetari i Aleancës për Shqiptarë, Ziadin Sela ka vizituat sot Komunën e Zhelinës. Para simpatizantëve ai ka përmendur procesin e decentralizimit, që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit. Ai e ka bërë përgjegjës për këtë BDI-në, duke theksuar se paratë e shqiptarëve janë të drejtuara në vendbanime që nuk janë të banuara nga shqiptarët.
“Degradimi i procesit edukativo-arsimor në nivelin që e kemi e ka vetëm një fajtor, e është ai i cili e ka pushtetin qendror tash e 15 vjet. Është po ashtu i njëjti fajtor kujdestar për mungesën e kushteve për nxënësit. Ndahet pak buxhet nga pushteti qendror për pushtetin lokal. Problemi i ujit të pijshëm, i cili është i pranishëm në të gjitha komunat shqiptare, problem i cili nuk mund të jetë faj veç e veç i disa kryetarëve të komunave, por ka një emër të përbashkët, i konceptit politik që i ka udhëhequr këto komuna dhe që e ka udhëhequr pushtetin qendror”, ka thënë Sela.
Sipas tij emërues i përbashkët i gjithë këtyre dështimeve është BDI-ja.

