Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot gjatë qëndrimit në Gostivar ka akuzuar partitë në pushtet, Llidhjen Socialdemokrate dhe Bashkimin Demokratik për Integrim se duke penguar miratimin e buxhetit të komunës duan t’i shkaktojnë telashe kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari, i cili është kuadër i Aleancës për shqiptarët.
Sela ka thënë se koncepti i kryeministrit Zoran Zaev “Për një shoqëri të përbashkët për të gjithë” po sfidohet në komunën e Gostivarit. Ai ka qartësuar se këshilltarët e LSDM dhe BDI kanë të drejtë të bëjnë propozime, por jo edhe ta bllokojnë miratimin e buxhetit, sepse kështu bllokojnë përspektivën e komunës.
“Bëj apel për këshilltarët e Komunës së Gostivarit që të bëjnë dëtyrën e tyre, janë zgjedhur me votë qytetarësh, dakort që me emrin e subjekteve politike, por mbi të gjitha duhet të përfaqësojnë interesin e qytetarëve të Gostivarit. Të mos shantazhojnë këshilltar, të mos shantazhojnë askënd, por të japin kontributin e tyre që të zhbllokohet e gjithë situate e cila mbretëron në këtë komunë.”, tha Sela.
Lidhur me paraburgimin e Fetah Alimit, Sela thotë se i vetmi krim që ka bërë Alimi është që i ka shpëtuar jetën Ziadin Selës. Ai tha se do të vazhdojnë t’i luftojnë proceset e montuara, pasi duket qartë se ata që kanë i kanë organizuar në të kaluarën, duan të vazhdojnë avazin e njejtë.
Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, ka deklaruar se nuk është turp që dhëndrri i tij ka rrogë të majme sepse duke qenë pjesë e kabinetit mbanë post me përgjegjësi,.
“Edhe unë në ministri merrja 72 mijë denar, nuk është turp kjo. Ne tani planifikojmë ,që të mos lodhet BDI-ja duke shkuar nëpër arkiva, rrogat e të gjithë të punësuarve të jenë transparente dhe çdo qytetar i Gostivarit do të mund të shohë se sa marrin rrogë të punësuarit në komunë.”, tha Taravari.
Ai premtoi se si kryetar komune nuk do të pushojë nga puna njerëz të administratës e as t’u ul rrogat e tyre ashtu siç veprojnë kryetarët e komunave, kudaro të BDI. “Ramiz Merko ka përjashtuar nga puna edhe individ që kanë pasur vendime pune”, tha Taravari.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com