“Perceptimi im personal është se temat e gjelbra nuk janë të përfaqësuara sa duhet, do të thosha, në mediat kryesore. Mediat më të vogla që pretendojnë se angazhohen në gazetari hulumtuese përmes raporteve apo analizave dinë të trajtojnë këto tema në përmbajtjen e tyre mediatike. Mirëpo, duhet ditur se që temat të prezantohen dhe qytetarët të njihen me to në një kontekst më të gjerë, është e nevojshme që ato media tradicionale, të mëdha t’u kushtojnë vëmendje të veçantë këtyre temave nga aspekti analitik”. ; thotë Dragan Sekulovski, drejtor ekzekutiv i ZNM, në një intervistë për Civil-in e gjelbërt.
Me Sekullovskin biseduam për përfaqësimin e agjendës së gjelbër në media dhe interesimin e tyre për informim për çështjet e gjelbërta, keqpërdorimin e temave të gjelbërta, si dhe bashkëpunimin ndërmjet mediave dhe institucioneve përgjegjëse për zbatimin e agjendës së gjelbër./Lajmi i plotë.