Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska u takua me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin III.
“Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe mbeten mbështetësit dhe partneri ynë më i fortë strategjik gjatë gjithë pavarësisë sonë”, tha Ministrja.
Në anën tjetër Sekretari i Mbrojtjes Austin theksoi se aleanca me Maqedoninë e Veriut vlerësohet shumë dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara.