Shkruan, Ylber SEJFEDINI
Gënjeshtra e radhës e BDI-së !
Na e paskan printuar BDI-stat një dokument që kinse do ndërtojnë poliklinikë në Saraj. Sikur të ishte e vërtetë !
Por gënjeshtra juaj shihet prej në qiell , ashtu si mbeti gënjeshtër Qendra Pediatrike në Çair, projekt që edhe unë e mbështeta me shumë mjekë të tjerë, në kontratën e ashtuquajtur të Visar Ganiut, por që asnjëhere nuk u bisedua pas zgjedhjeve e jo më tepër që të realizohet .
Si dëshmi për gënjeshtrën tuaj është edhe problemi me kuadrin deficitar të mjekëve në Shtëpinë e Shëndetit të Shkupit, ku nuk mund të mbulohen këto punkte shëndetësore që janë e jo më më tepër. I tërë qyteti i Shkupit mbulohet me 5 deri në 6 autoambulanca (vetëm 3 funksionale prej autoambulancave të reja që u promovuan para pak muajsh).
Dëshmi e radhës për banorët e Sarajit është edhe punkti i hapur në fshatin Gllumovë që ishte një genjeshter tjetër e BDI-së, por që asnjëhere nuk funksionoi. Këtë më së miri e dinë banorët e Sarajit .
Turp !!!



