Dhunën ndaj pjestarëve të Grupitë të Kumanovës menjëherë pas arrestimit, gruaja e Genci Sefajt, Dashurie Sefaj, e dënoi ashpër, duke thënë se pjestarët e grupit iu dorëzuan ligjit ndërsa njësia speciale e Maqedonisë nuk e repsektoi ligjin dhe janë sjellur si kafshë ndaj të arrestuarve.
Siç tregon zonja Sefaj, të arrestuarit për dy ditë nuk kanë qenë në vetëdije nga dhuna policore, të cilët mes tjerash nuk iu kanë dhënë as bukë e as ujë.
“Pas transportit në Burgun e Shutkës, aty filluan ta marrin veten. Ne familjarët u aktivizuam në të gjitha format që t’i ndihmonim duke u sjellur ushqim, veshmbathje e gjithçka tjetër, duke kontaktuar me shoqatat joqeveritare që veprojnë në Maqedoni dhe që thirren në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kemi kontaktu vazhdimisht Ambasadën e Kosovës, ministrin shqiptar të Drejtësisë, deri edhe te Gjykatat. Kalvari i vuajtjeve të tyre rifilloi në momentin kur filloi dhe gjykimi, procesi gjyqësor, kur ata keqtrajtoheshin veçanërisht në bodrumin e gjykatës. Ajo që na ka tmerru ka qenë kur të burgosurit na kanë tregu se një gjë e tillë ka ndodhur edhe në sy të prokurorit, në sy të gjykatësve dhe ata nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim”, tha Sefaj në emisionin ‘Arena’ në TV SHENJA.