Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e emëroi Sebastian Sosën për përfaqësues rezident në Maqedoni.
FMN-ja, siç qëndron në kumtesë, e emëroi Sosën, i cili është përfaqësues rezident i FMN-së në Serbi, gjithashtu ta ushtrojë funksionin edhe të përfaqësuesit rezident në Maqedoni. Selia e Sosës do të mbetet në Beograd dhe do t’i mbulojë të dyja shtetet.
“Ky emërim ka për qëllim që të siguroj dialog të vazhdueshëm dhe qarkullim të informatave midis Fondit dhe autoritetet në Shkup. Gjithashtu, do ta lehtësojë edhe ndihmën intensive teknike dhe aktivitetet mbikëqyrëse të FMN-së në Maqedoni”, qëndron në kumtesën nga FMN-ja.