Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit sot do të mbajë seancë publike. Anëtarët e Komisionit do t’i shqyrtojnë ankimimet e parashtruara në lidhje me nenin 8-të të Kodit zgjedhor nga Kolaicioni i kryesuar nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë Shkup, përmes personаve të autorizuar Stevica Josifovski kundër Ministrisë së Drejtësisë, Postës së Maqedonisë, filialit GCPS Shkup 2, IK “Teatrit për fëmijë dhe të rinj” dhe partisë politike VMRO-DPMNE.
Në seancë do të shqyrtohen edhe ankimimet lidhur me nenin 8 të Kodit zgjedhor nga Natalija Beliçevska nga Vallandova kundër Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë.