Qeveria sot do ta mbajë seancën e rregullt, të 81-të, në të cilën me propozimin e Drejtorisë për ZZHTI ministrat do të vendosin lidhur me propozim vendimin për dhënien
e pëlqimit për kontraktimin e marrëveshjes për t’iu ndarë ndihmë shtetërore Shoqërisë për prodhim, tregti dhe shërbime BAUMER Shkup.
Shërbimi për media paralajmëroi se do të vendoset edhe për projekt marrëveshjen për qira afatgjate të zonës industriale Strugë të Shoqërisë tregtare për prodhim, tregti dhe shërbime REÇI Enterprises Strugë.
Me propozimin e NP Hekurudhat dhe Infrastruktura e Maqedonisë do të shqyrtohet informacioni për procesin e tjetërsimit të tokës e cila ka qenë e nevojshme për realizimin e projekteve për rikonstruim dhe ndërtim të hekurudhës nga aksi lindor i Korridorit 8 (Kumanovë – Belakovce – Kriva Pallankë – R. Bullgarisë). Para ministrave do të jetë edhe informacioni për nënshkrimin e Marrëveshjes mes Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari në Republikën e Maqedonisë dhe Ministrisë së Bujqërisë, Pylltarisë dhe
Ekonominë e Ujërave të Republikës së Serbisë në sferën e sigurisë së ushqimit dhe veterinarisë dhe Marrëveshja mes Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Serbisë në fushën e sigurisë së ushqimit. Ministrat do ta shqyrtojnë propozim vendimin për konfirmimin e mjeteve tepricë nga fitimi i akumuluar i NP Gazeta Zyrtare dhe pagesën e këtyre mjeteve në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa gjithashtu do të vendoset edhe për sigurimin e mjeteve për mbështetje financiare dhe zhvillimin e veprimtarisë NP “Agro-berza”. Në seancë do të shqyrtohet edhe raporti për punën e Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale në gjashtë muajt e parë të këtij vitit, raporti për punën fiskale të SHA për organizimin e lojërave të fatit, Lotaria shtetërore e Republikës së Maqedonisë.
Data 27.08.2025
Aktuale
- 12 zjarre ende aktive në vend
- Policia aksion në Shkozet të Durrësit, raportohet për disa të arrestuar
- MASH: Tekste shkollore për të gjithë nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor
- Zbardhen emrat e të arrestuarve në aksionin e SPAK, inspektorët e IMT u kapën në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku! Kush janë zyrtarët e shpallur në kërkim
- Ndalimi i telefonave në shkolla: Një hap radikal për të luftuar varësinë në Kore të Jugut
- SPAK dhe Policia aksion për goditjen e korrupsionit në ndërtim, arrestohen 2 punonjës të IMT-së! 2 të tjerë në kërkim
- VMRO i kërkon Osmanit të japë llogari për Samitin e OSBE-së në vend të statuseve që nxisin përçarje
- Bashkim Bakiu: Shkupi nuk është vetëm Qendra e Karposhi por është Çairi, Saraji, Buteli, Gazi Baba