Gjykimi për rastin “Sopot” në të cilin 10 persona janë të akuzuar për terrorizëm, sot duhet të vazhdojë në Gjykatën Penale me marrjen në pyetje të dëshmitarëve. Seanca paraprake më 9 tetor u anulua me propozim të mbrojtjes, e cila kërkoi kohë shtesë për përgatitje, për shkak të ndryshimit të gjykatësve në këshillin penal dhe marrjes së rastit nga ana e Prokurorisë Publike Speciale.
Prokurori Burim Rustemi nga PSP, u pajtua me kërkesën e mbrojtjes dhe lëshoi gjykatën nga dera e prapme pa mos dhënë deklaratë për media.
Kjoi shte shtyrja e tretë me radhë e seancës në rastin “Sopot”, pasi PSP ka marrë lëndën nën kompetencat e saj.
Materiale dhe fakte për këtë rast sipas PSP-së ka edhe në materialet e përgjuara që njihen si ‘bombat’ e LSDM-së ku dëgjohet një diskutim i ish-drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov dhe ish-ministres për Punë të Brendshme, Gordana Jankulloska të cilët e vërtetojnë pafajësinë e 10 personave të mbajtur në burg, si të pafajshëm.
Vendimet paraprake të gjykatave kanë qenë zero, kanë qenë vetëm tendenca, kanë qenë vetëm montim, bazë për t’i dënuar këta perona të pafajshëm , në bazë të dëshmive të nxjerra në mënyrë joligjore dhe në kundërshtim me ligjin për procedurën penale, kanë arritur të shpallin fajtorë të gjithë ata persona patë deklaruar avokati Vullnet Paçuku.
Rasti “Sopot” është nga viti 2003, kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë humbën jetën, pasi një automjet terreni i NATO-s shkeli në minë. Në këtë rast dhjetë persona janë dënuar për terrorizëm. Ata ngarkohen se kanë vendosur mjet shpërthyes në rrugën lokale Sushevë – Sopot. Prokuroria Publike Themelore për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion në korrik të këtij viti ia kanë dorëzuar lëndën “Sopot” PSP-së, pasi në opinion u publikuan biseda të funksionarëve të lartë të lidhura me këtë rast./Almakos