Sot në seancën e Qeverisë pritet emërimi i drejtorit të ri të Byrosë për Siguri Publike dhe i Drejtorisë për Sigurim dhe Kundërzbulim në MPB. Për Mitko Çavkovin, momentalisht drejtor i BSP-së, propozim për shkarkim ka paraqitur ish ministri i brendshëm, Agim Nuhiu, por ai ndërkohë ka paraqitur kërkesë për pensionim.
Sot gjithashtu duhet të shkarkohet edhe drejtori i DSK, Vmlladimir Atanasovsksi që në vend të tij të emërohet një tjetër.