Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seancat gjyqësore për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Trajektorja”.
Me leximin e mesazheve SMS duhet të vazhdojë gjykimi për lëndët “Trajektorja” ku janë të akuzuar disa ish funksionarë se i kanë tejkaluar autorizimet gjatë zgjedhjes së kompanisë për ndërtimin e akseve të autostradës deri në Shtip dhe Ohër.
Në rastin “Trajektorja” janë të akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish drejtori për Rrugë Shtetërore Lupço Georgievski.