Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bullgarisë nesër në Shtëpinë e ARM-së në Strumicë do ta mbajnë seancën e parë ndërqeveritare. Siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, pritet që seanca me të cilët duhet të takohen dy kryeministrat Zoran Zaev dhe Bojko Borisov të nënshkruhen marrëveshje dhe memorandume dhe të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp. Tani për tani nuk kumtohen detajet për përbërjen e ekipeve të cilat do t’i kryesojnë kryeministrat e dy vendeve. Pritet që në fokus të bisedimeve të jetë avancimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, si dhe tema tjera në interes të përbashkët me qëllim të përforcimit të dialogut dhe partneritetit midis dy vendeve.
Sipas agjendës, është paraparë vendosje e luleve në monumentin e ish-presidentit Boris Trajkovski, ndërsa do të dorëzohet edhe donacion për komunën e Strumicë nga ana e Qeverisë bullgare. Për nevojat e mediave në Shtëpinë e ARM-së në Strumicë do të sigurohen hapësira pune. Kjo është seanca e parë ndërqeveritare që e mban Qeveria e kryeministrit Zaev me Qeverinë e shtetit fqinj. Në dhjetor në Pogradec është dakorduar edhe seancë e përbashkët qeveritare midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Gjatë vizitës zyrtare në Beograd të kryeministrit Zaev dje është dakorduar edhe seancë e përbashkët e Qeverisë së Maqedonisë me Qeverinë e Serbisë. Si termin për seancën theksohet fundi i shkurtit ose fillimi i muajit mars të vitit të ardhshëm.