Qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Bullgarisë seancën e parë qeveritare do ta mbajnë më 23 nëntor në Strumicë të Maqedonisë, njofton Portalb.mk
Seanca qeveritare Maqedoni-Bullgari temë diskutimi do të ketë projektet bashkëpunuese duke shqyrtuar mundësitë e nisjes së raporteve ndërministrore të ministrive të Jashtme, bashkëveprimit dhe ndihmës reciproke gjatë katastrofave, përkrahjeve në trajnime dhe përgatitjes së ushtarëve nga forcat ushtarake të Maqedonisë.
Parashihen edhe bashkëpunime në sferën e telekomunikacionit, investimeve ekonomike dhe energjetikës. Në kuadër të Marrëveshjes Maqedoni- Bullgari në seancën e parë qeveritare do të nënshkruhen edhe dokumente bilaterale.